Eva Longoria ndahet nga i dashuri
09/03/2012 15:10
Aktorja Eva Longoria është ndarë nga i dashuri i saj Eduardo Cruz, këngëtar spanjoll dhe vëllai i aktores Penelope Cruz.
Lajmin e përfundimit të historisë së dashurisë që zgjati më shumë se një vit e jep revista ‘US Weekly’.
Sipas revistës vendimi është marrë disa ditë më parë dhe Cruz tashmë ka lënë Los Angelosin për tu kthyer në Spanjë.
Eva Longoria, protagoniste e “Shtëpiake të Dështuara”, do t’i përkushtohet plotësisht xhirimit të serialit ku luajnë edhe Teri Hatcher, Felicity Huffman dhe Marcia Cross.
Longoria dhe Cruz janë prezantuar në një festë nga Penelope Cruz, pak pasi aktorja u divorcua nga basketbollisti Tony Parker.
Top Channel