Europa Ligë, zhgënjejnë United dhe City

09/03/2012 00:55

Janë zhvilluar ndeshjet e para për fazën e 1/8-ve të Ligës së Europës, ku Manchester Siti një ndër skuadrat pretendente në letër ka zhgënjyer duke u mundur me Sportingun e Lisbonës në transfertë 1-0.

Ka qenë i sapofuturi në lojë Khandao ai që shënon një gol sa të cuditshëm aq edhe spektakolar, që mposht skuadrën e cila aktualisht kryeson Premier Ligën angleze. Tashmë Sitit i duhet të rikuperojë këtë humbje 1-0 në ndeshjen e kthimit që do të zhvillojë në fushën e saj të enjten e ardhshme.

Është turpëruar në “Pallatin e Ëndrrave” edhe skuadra e tjetër e Manchesterit, Junajtid, që është mundur në “Old Traford”, 3-2 nga Atletiko Bilbao, rezultat që i vështirëson ndjeshëm mundësitë e kualifikimit për skuadën e Sër Alex Fergusonit.

Lorente, Markos dhe Muniain janë autorët e tre golave për spanjollët ndërkohë për “Djajtë” shënon dy herë Uejn Runi, por dy golat e tij nuk mjaftojnë.

Më të sigurtë për kualifikim nga këto ndeshje të para duket Atletiko Madridit që mundi 3-1 skuadrën turke të

Beshiktashit, duke i ngjallur më shumë shpresat për ta rifituar këtë titull ashtu si dy vite më parë.

Edhe Spanjollët e tjerë të Valencias me rezultatin 4-2 ndaj PSV Eindhovenit shohin për më tej, ndërkohë Udineze është mundur nga Alkmari me rezultatin 2-0 në këtë ndeshje të parë të zhvilluar në Holandë.

Ndeshjet e kthimit që përcaktojnë dhe 8 skuadrat më të mira të Kupës Europa Ligë do të zhvillohen pas një jave.

Top Channel