Canniggia: Messi të shkëlqejë edhe me Argjentinën

09/03/2012 15:25

Në mes të “breshërisë” së elozheve ndaj Messit pas 5 golave që argjentinasi i Barçës shënoi kundër Bayer Leverkusenit të mërkurën, Claudio Caniggia, bashkëpatriot i Pleshtit, ka frenuar euforinë dhe i bashkohet atyre që mendojnë se Messi ende duhet të shkëlqejë me Argjentinën.

Messi është fenomen, por duhet të ketë vazhdimësi edhe në kombëtare. Me shumë mundësi është brenda 4 futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit, por duhet të shkëlqejë edhe me Argjentinën”, thekson ish-sulmuesi për ‘A Bola’.

“Që një lojtar të kujtohet përgjithmonë duhet të shkruajë historinë me kombëtaren e tij”, shton Canniggia.

Më tej, Canniggia solli shembullin e një tjetër legjende të futbollit botëror: “Alfredo Di Stefano është një nga të paktët që kujtohet nga argjentinasit si një lojtar i madh edhe pse nuk ka bërë shumë me kombëtaren. Për të qenë idhull në Argjentinë duhet të fitosh me fanellën bardhekaltër.”

Top Channel