Piktori Xhevdet Dada ka celur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar një ekspozitë vetiake, e cila përfshin 60 punime të realizuara gjatë karrierës së tij artistike.
Rrugicat e vjetra të Tiranës, shtëpitë tradicionale kryeqytetase si dhe disa prej figurave më të rëndësishme mbarëkombëtare, janë përjetësuar në veprat e autorit tiranas.
Ekspozita ndahet në dy pjesë. E para kushtuar Tiranës dje dhe sot, ku spikasin edhe portrete të grave veshur me kostum tradicional, apo peisazhe të qytetit në kohën e krijimit.
Autori përcjell me realizëm fytyrën e Tiranës, përpara ndryshimeve që e tjetërsuan atë.
Ne pjesën tjetër, ai sjell më pranë publikut imazhet e njerëzve të shquar, që shënjuan historinë e Shqipërisë, si Ismail Qemali, Adem Jashari, apo Nënë Tereza.
Top Channel