Euro 2012, trajnerët vizitojnë Varshavën

08/03/2012 20:10

Trajnerët e 16 kombëtareve që do të marrin pjesë në Euro 2012, kompeticion që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, kanë nisur të enjten një vizitë dyditore në Varshavë (Poloni) për tu njohur me përgatitjet e turneut.

Takimi i organizuar nga UEFA ka për qëllim që teknikët të njihen me detajet e organizimit të kampionatit në fusha si transporti i ekipeve, logjistika, instalacionet sportive, hotelet, siguria apo shërbimet mjekësore.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, u prezantoi delegacioneve punën që Ukraina dhe Polonia kanë bërë që kur u njoftua se do të ishin mikpritëset e EURO 2012, pesë vite më parë.

“Zgjedhja e dy vendeve që kurrë më parë nuk kishin organizuar një event të tillë ishte një vendim shumë i guximshëm”, deklaroi Platini.

Edhe pse Ukraina dhe Polonia kanë bërë një punë të madhe për organizimin sa më të mirë të kampionatit europian, ka nga ata që theksojnë se 100 ditë para fillimit të kompeticionit infrastruktura nuk do të jetë gati për tifozët dhe ekipet.

Top Channel