Barca e pamëshirshme, 5 gola Mesi

08/03/2012 00:00

Barcelona dhe Apoeli janë dy skuadrat e tjera që kualifikohen për në cerekfinale të Champions Leagues. Spektakolare dhe e pamëshirshme është treguar Barcelona në “Kamp Nou” ku ka shkatërruar 7-1 Bajer Leverkusenin.

Protagonisti mbetet ai i përhershmi, Lionel Mesi i cili këtë herë do të futet në histori me 5 golat e shënuar në këtë takim, një rekord më vete ky në historinë e futbollit.

Për dy golat e tjerë mendon i riu Telo, i futur në pjesën e dytë, ndërkohë që goli i nderit për skuadrën gjermane e shënon në mënyrë spektakolare Belarabi, në total të të dy ndeshjeve, Barcelona turpëron 10 me 2 gjermanët e Leverkusenit.

Ndërkohë Apoeli po hyn në histori me kualifikimin për në cerekfinale, pasi ka mundur francezët e Lionit pas goditjes së 11-metërshave.

Manduka shënon golin brenda 90 minutave duke cuar cdo gjë në shtesë, ndërkohë që në goditjet e penalltive francezët duket se e humbën besimin dhe me dy 11-metërsha të humbur skualifikohen duke i dhënë shansin e parë në histori skuadrës qipriote të kalojë në këtë fazë të Champions Leagues.

Top Channel