Pse këndojmë këngët në mendje

07/03/2012 13:40

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që një muzikë të caktuar ta këndojmë për orë të tëra në mendjen tonë. Por pse ndodh kjo?

Ekspertët britanikë shpjegojnë se ky fenomen nuk ndodh vetëm se kënga na ka pëlqyer shumë. Dr. Vicky Williamson, psikologe muzike në Universitetin e Londrës, shprehet se një muzikë e caktuar “ngjitet” në kujtesën tonë nëse e kemi dëgjuar në momente stresi.

Për shembull, nëse para një provimi të rëndësishëm dëgjoni në kufje një këngë të caktuar, ajo do të vazhdojë të luhet në mendjen tënde për orë të tëra.

“Edhe këngët që dëgjojmë gjatë ditës së martesës, ku stresi është i pranishëm, mbeten në mendje dhe vjen një moment që zgjohemi me to sepse memorja jonë i regjistron më shumë kur ato dëgjohen në çaste ankthi apo stresi”, shprehet Williamson.

Për të dalë në këtë përfundim, Williamson ka vëzhguar 2500 njerëz me këtë “problem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA