Juve, tjetër barazim

07/03/2012 22:30

Një tjetër ndalesë për Juventusin dhe këtë herë ishte ndeshja e fundit e prapambetur, Bolonja. Skuadra e Kontes nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në D’Allara përballë vendasve.

Di Vaio si gjithmonë është protagonist i ndeshjes për skuadrën e tij pasi e kalon Bolonjën në avantazh që në minutën e 17-të.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ndërkohë në të dytën ushtron më shumë presion Juventusi. Një asist i Pirlos në minutën e 59-të shfrytëzohet shumë mirë nga Vucinic i cili ia del mbanë të barazojë shifrat.

Deri në përfundim të takimit nuk ka më raste shënimi për të dyja skuadrat, të cilat marrin nga një pikë, ndërkohë që Juventusi me këtë barazim humbet shpresat për të barazuar të paktën me pikë Milanin kryesues, pasi me ndeshje tashmë janë njësoj.

Top Channel