Allegri: Objektivi u arrit

07/03/2012 08:40

“Moskalimi i turnit do të ishte një goditje e rëndë për ne. Pas fitores 4-0 në fushën tonë do të ishte një goditje e fortë, por objektivi u arrit dhe kjo ka rëndësi.”

Këto janë fjalët e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

“E dija që do kishim vështirësi sepse Arsenal është një skuadër e madhe. Ndeshja me Palermon ishte e rëndësishme për kampionatin, ndërsa ky takim ishte vendimtar për sezonin tonë”, shton tekniku.

“Pjesa e parë është për tu harruar, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe vetëm një herë rrezikuam që të pësonim golin e katërt”, deklaroi Allegri.

Ndërkohë, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk është i kënaqur nga arbitri.

“Gjyqtari dha shumë faulle në mesin e fushës. Sa herë që ata rrëzoheshin vetë në tokë, arbitri jepte faull”, shprehet francezi.

Gjithsesi, Wenger është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij: “I dhamë të gjitha në fushë dhe kishim shanset tona edhe pas humbjes së thellë të ndeshjes së parë. Mendoj se në pjesën e dytë ishim edhe të lodhur nga ndeshja që zhvilluam ndaj Liverpool.”

Top Channel