Nga Korca kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e politikës për t’i dhënë energji, dimension dhe forcë të vërtetë politikës për qytetarët dhe jo për interesat personale të qeveritarëve.
Sipas zotit Rama politika e sotme ka marrë formën e padrejtësisë së kthyer, sic tha ai në sistem nga qeverisja aktuale.
“Sot padrejtësia e papunësisë prek në mënyrë masive të gjithë të rinjtë që dalin nga universiteti duke filluar dhe luftuar që sot kundër kësaj padrejtësie dhe kushdo që është sot në shkollë, nuk duhet të presë që kjo padrejtësi të vijë ta prekë drejtpërdrejt nesër, por duhet të bëjë c’është e mundur duke u marrë me politikë dhe duke bashkuar zërin e vet me atë të të tjerëve që nesër këtë padrejetësi të mos e gjejë në rrugën e vet”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo anasjelltas cka sipas tij është në bosht të programit të ri të socialistëve. Zoti Rama i drejtoi të rinjve një thirrje për të mos u tërhequr në atë që ai e quajti betejë për një Shqipëri ndryshe nga e sotmja.
“Të merresh me politikë do të thotë që të shërbehesh siç mendon ti se e meriton, nga shteti, institucionet dhe për ta fituar këtë shërbim nesër, ju duhet të luftni që sot bashkë me ne dhe ne bashkë me ju pa humbur kohë. Sot që të gjithë ata që janë n shkollë janë pengje të një politike që është e shfrenuar me shurdhërinë e saj dhe njëkohësisht në të sjellurit ashtu siç nuk duhet”, theksoi Rama.
Më pas janë shpërndarë edhe kartat e antarësisë për 240 të rinj të këtij qyteti.
Top Channel