Rama: Integrimi në duart e qeverisë

06/03/2012 00:00

Proceset integruese dhe roli opozitës në votimin e ligjeve me 3/5,
përfshi ripërsëritjen e garancive që jep opozita në realizimin e çfarë i
kërkohet asaj të bëjë për 12 prioritet, ishin cështjet ku kreu opozitës
Edi Rama u ndal në mbledhjen e grupit parlamentar.

Pas një falenderimi për anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve, Edi Rama foli për qasjen ndryshe të mazhorancës në miratimin e neneve të Kodit Penal dhe shpresën e parealizuar për një votim të mundshëm kundra nga opozita.

“Fatkeqësisht të vetmit që jo vetëm nuk pranojnë ta shohin këtë të vërtetë në sy janë kundërshtarët tanë politikë, me kryeministrin në ballë, i cili për të mbuluar dështimin e plotë të qeverisë në procesin e integrimit vijon të hedhë baltë mbi opozitën dhe të na akuzojë se po bllokojmë integrimin. Madje kryeministri shkon aq larg me gënjeshtrat dhe shpifjet e tij për opozitën, sa u thotë shqiptarëve se ne bllokuam votimin e Kodit, ndërkohë që po diskutohej në Bruksel statusi i kandidatit. Pala tjetër e ëndërronte votën kundër në seancën e shkuar, si një provë për propagandën e saj anti-opozitare”, tha Rama.

Kreu i opozitës i ka bërë një bilanc kontributit të Partisë Socialiste në miratimin e ligjeve me 3/5, duke theksuar se opozita tashmë e ka bërë detyrën e saj dhe se detyrat e parealizuara i mbeten qeverise. Rama ka folur edhe për Gjykatën Administrative duke parashtruar hapat që parashikon të ndërmarrë opozita.

“Kemi përgatitur shumë seriozisht qysh prej nëntorit, me një grup të konsiderueshëm ekspertësh qëndrimin e Partisë Socialiste, lidhur me atë se si duhet të ligji për Gjykatën Administrative të jetë në standardet ndërkombëtare dhe Gjykata Administrative të kthehet në institucionin që i duhet shtetit dhe u duhet shtetasve shqiptarë”, tha Rama.

Gjithashtu, zoti Rama u shpreh se çështjet e integrimit nuk janë pjesë e lojës politike të opozitës, por një angazhim për të cilin kontributi i opozitës është i dukshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta