Një 25-vjeçar është në rrezik serioz për jetën, pasi është realisht më i gjerë se sa i gjatë.
Britaniku Rob Gillet peshon 230 kilogramë. Kjo nuk e bën atë njeriun më të shëndoshë të planetit, por për shkak të karakteristikave të tij fizike, ka një masë dhjami të paprecedent rreth organeve të tij vitale.
I riu, ndonëse është vetëm 152 centimetra i gjatë, ka një gjerësi në bark prej 185 centimetrash.
Ai ka arritur në këtë gjendje duke konsumuar ushqime të dëmshme dhe pije energjike, për një mesatare prej 7 mijë kalorish në ditë ose më shumë se trefishi i normës që të mban në të njëjtën peshë, për një të mashkull me ato përmasa.
”Jam i varur nga gjërat e ëmbla, si çokollatat, biskotat dhe keku. E vetmja gjë që bëj në jetë është të ha pambarimisht”, thotë Rob, i cili pranon se e vuan faktin që nuk ka patur kurrë të dashur dhe se nuk mund të kryejë aktivitetet e zakonshme për një 25-vjeçar.
Dashuria e tij për ushqimin është aq e fortë, sa që tashmë edhe vetëdija se po e çon veten drejt një vdekje të parakohshme nuk e bën që të heqë dorë.
Top Channel