Kur “Facebook” vret

06/03/2012 16:45

Një 18-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi jetën në një aksident rrugor, vetëm disa sekonda pasi ndërroi profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Për ironi të fatit, statusi i fundit i adoleshentes i përgjigjej një çështje të mëparshme me fjalët: “Nuk mund të shkruaj më tani. Të ngasësh dhe të shkruash në Facebook është e rrezikshme. Haha…”.

Sekonda më pas, ajo u përplas me një autobot me shpejtësi 130 kilometra në orë dhe mbeti e vdekur në vend.

Ndonëse aksidenti ndodhi në 14 janar, prindërit e të ndjerës kanë rikthyer vajzën e tyre në vëmendje duke nisur një fushatë, që synon të përfshijë sanksione të forta për të gjithë ata që kapen në rrjete shoqërore duke drejtuar makinën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar të ngasësh makinën duke folur në telefon, por ligji nuk është përshtatur duke marrë parasysh edhe tendencat e reja të kohës, siç janë rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA