Kequshqyerja e fëmijeve, studim i ISHP-së

06/03/2012 00:00

Në zonat verilindore, por edhe në lagjet informale rreth Tiranës dhe
qyteteve të mëdha, numri i fëmijëve të kequshqyer është shumë i lartë.

Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se një në pesë fëmijë është nënpeshë dhe një në dhjetë fëmijë është nën gjatësinë mesatare normale. Ekspertët mendojne se gjendja e veshtire ekonomike e familjeve, por edhe mungesa e informacionit ndaj ushqyerjes së shëndetshme jane faktoret kryesorë të kësaj gjendjeje.

“Një në 10 fëmijë të moshës 1 deri 5 vjec janë të keqyshqyer nga pikëpamja e peshës dhe më pak se një në 5 janë të kequshqyer nga pikëpamja e gjatësise”, thotë Alban Ylli, specialist pranë ISHP-së.
 
Studimet e ISHP-së kanë marre nen vezhgim femijes e moshes 0 deri ne pese vjec, ne gjithe vendin, ku ka rezultuar se ende Shqiperia eshte nje nder vendet me numer te larte te femijeve me probleme ne ushqyerje. Femijet nen peshe zakonisht preken nga diarretë akute dhe semundjet infektive respiratore, te cilat çojne ne probleme shendetesore te metejshme te ketyre femijeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB