Berlusconi ëndërron Cristiano Ronaldon

06/03/2012 15:15

Silvio Berlusconi ëndërron që një ditë Cristiano Ronaldo të veshë fanellën e Milanit.

Presidenti i Milanit nuk e fsheh se nëse do i jepet mundësia për të blerë sulmuesin portugez të Real Madrid nuk do të hezitojë asnjë moment për tu hedhur në sulm.

Ish-kryeministri i italisë, në një intervistë për ‘Italia 7 Gold’, foli për merkaton e verës dhe dy ishin emrat ku u fokusua biseda: Van Persie dhe Tevez. Berlusconi premtoi se me rikthimin e tij do të riktheheshin edhe blerjet e mëdha.

Ndërsa për Cristiano Ronaldon Berlusconi tha: “Nuk mund të refuzosh një futbollist si ai, por do e blija me një çmim të arsyeshëm që të ishte logjik me krizën ekonomike që po kalon e gjithë Europa.”

Top Channel