Allegri: Ndaj Arsenalit, sfidë e vështirë

06/03/2012 00:00

Milan do të luajë sot ndaj Arsenalit ndeshjen e kthimit të 1/8 të
finaleve të Ligës së kampionave. Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje me një
avantazh të ndjeshëm ndaj anglezëve, duke qenë se kanë fituar ndeshjen e
parë në San Siro me rezultatin e thellë 4-0.

Megjithatë trajneri Masimiliano Allegri ka preferuar të tregohet i kujdesshëm duke deklaruar se Milani duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj Arsenalit.

‘Mendoj se të gjithë në skuadër  e dinë që ndeshja me Arsenalin do të jetë e vështirë-tha Allegri në konferencën për shtyp përpara ndeshjes – duhet që edhe në Londër të luajmë me të njëjtin shpirt gare si në San Siro. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm në sfidën e londrës pavarësisht rezultatit të parë’

Milani do të bazojë lojën e tij sulmuese tek Zlatan Ibrahimovic, i cili po jeton një formë shumë të mirë gjë që u vërtetua edhe me 3 golëshin e tij në ndeshjen me palermon në serinë A.

‘Ibrahimovic, ashtu sikurse edhe lojtarët e tjerë e dinë rëndësinë e  sfidës me Arsenalin-vijoi Allegri-është mundësia më e mirë për t’i dhënë fund serisë së eliminimeve në fazën e 1/8 të finaleve të Ligës së kampioneve’.

për ndeshjen me arsenalin, Masimiliano Alegri do të ketë në dispozicion mesfushorët Alberto Akuilani dhe Urbi emanuelson ndërkohë që Masimo ambrozini është i skualifikuar. Do të mungojnë në këtë përballje edhe Maksi Lopez, Nesta, Pato dhe Kasano, për arsye shëndetësore. 

Benfika-Zenit, kërkohet faza e cerekfinaleve

Benfika-Zenit është një tjetër ndeshje e Ligës së Kampioneve që do të
luhet sot. Skuadra portugeze e humbi ndeshjen e parë në rusi 3-2,
megjithatë i mjafton një fitore 1-0 për t’u kualifikuar për në
cerekfinale të evenimentit më të rëndësishëm evropian për klube.

Gjithsesi për trajnerin e Benfikës, Zhorzh Zhezus , skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë për të arritur suksesin.

‘Ndeshja do të jetë e vështirë-tha Zhezus-kjo sepse të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë. Por ajo që ka rëndësi për ne është që të bëjmë më shumë gola se kundërshtari. Ne vijmë në këtë ndeshje me disavantazhin 3-2 por besojme te forcat tona. i kemi shanset për kualifikim edhe pse do të luajmë përballë një skuadre të fortë si Zenit’.

Ndërkohë trajneri i Zenit, Lucano Spaleti deklaroi se kjo është mundësia më e mirë për skuadrën e tij për të bërë historinë dhe për të qenë mes 8 më të mirave të Ligës së kampioneve.

‘Nuk dua të hyj në diskutimet se cila skuadër është favorite-tha Spaleti-ne duhet të zbresim në fushën e lojës me synimin që të tregojmë aftësitë tona, pasi sfida me Benfikën është më e rëndësishmja në historinë e Zenitit'”, thotë Spaleti.

Zenit në muajin janar mori në formë huazimi nga Arsenali Andrej arshavin, por nuk do të ketë mundësi ta aktivizojë në Ligën e Kampioneve , pasi mesfushori rus luajti në fazën e grupeve me Topcinjtë e Londrës

Top Channel