Testet në MotoGP, zhgënjen Ducati

05/03/2012 00:00

Testet e Malajzisë në MotoGP rezultuan zhgënjyese për Ducati. As Valentino Rossi dhe as Niki Heiden nuk mundën dot të rivalizojnë Hondën dhe Jamahën që kishin një marsh më shumë. Megjithatë drejtuesit e skuadrës italiane theksuan se skuadra, pavarësisht këtij rezultati ka bërë disa përmirësime.

‘Një pjesë të mirë të testeve të Sepangut i humbëm për shkak të reshjeve të shiut. Vetëm sesionin e dytë të tyre i zhvilluam në mot me diell dhe u detyruam të zhvillojmë shumë teste në vetëm pak orë”, tha drejtori i përgjithshëm i Ducati, Filipo Preciozi.

Më pas, Preciozi foli edhe për zhvillimet në motorët Dukati duke shtuar se paketa e re elektronike e përdorur në testet e Malajzisë funksionoi më mirë. ‘Në Sepang, Rosi doli i dhjeti, ndërsa Heiden i 11, vijoi Preciozi, sigurisht do të na pëlqente të kishim një renditje më të mirë. Megjithatë vumë re disa përmirësime. Paketa elektronike që ishte e reja për ne, funksionoi më mirë. Testet e radhës do të zhvillohen në Herez dhe ne do të punojmë shumë për të përmirësuar akoma më shumë Dukatin”.

Top Channel