" /> ">

Reformimi i shtëpive të fëmijës

05/03/2012 00:00

Fëmijet që do të qëndrojnë në qendrën Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të kenë me shume privatësi dhe më shumë shërbime.

Ekspertët në Ministrinë e Punës po përpiqen që qendrat rezidenciale të jenë më afër qendrave komunitare, ku fëmijët të qëndrojnë në apartamente. Reformimi i këtyre institucioneve synon të tërheqë më shumë fëmijë në nevojë edhe pse nuk janë jetimë. Ata do te qendrojne prane qendrave komunitare gjate dites dhe mund te shkojne prane familjeve vetem per te fjetur.

“Në rast se sot do të kemi një fëmijë, i cili vjen nga një familje me probleme sociale ekonomike, duke përjashtuar rastet e dhunës dhe të trafikimit, pra aty ku shihet që ambienti familjar është i mirë për t’u rikthyer fëmija, do të trajtohet ne qendrat tona vetëm me një shërbim komunitar. Ai do të marrë trajtimin ditor do të përfitojë nga një vakt, nga shërbimet e tjera të edukimit, por njëkohësisht edhe të mësimit dhe më pas do të kthehet në familjen e tij”, shpjegon Denada Seferi, drejtoreshe e Politikave ne Ministrine e Punes.

Në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, e cila i eshte nenshtruar rikonstruksionit do te zbatohet kjo reforme, prej se ciles pritet te rritet edhe numri i femijeve qe do te perfitojne nga sherbimet qe ka ne kete qender.

“Do të zgjerohet numri i fëmijëve sepse kjo do t’i japë mundësinë që shumë fëmijë të tjerë të kenë mundësinë që të marrin këtë shërbim. Në rast se një fëmijë ka mundësi të kthehet në familjen e origjinës do te kthehet atje, në rast se një fëmijë do të jetë jetimë do të vijojë me të gjitha procedurat e tjera të birësimit, ne rast se do te vije nje femije me probleme te dhunes ne familje atehere ai do te marre nje kujdes te vecante”, tha Seferi.

Ministria e Punes po perpiqet qe t’i jape me shume kompetenca edhe punonjeseve sociale, ne menyre qe kur ato te konstatojne femije qe shfrytezohen ne rruge nga prinderit e tyre apo trafikohen, te kene te gjitha te drejtat ligjore per t’i derguar prane qendrave komunitare, pa u cilesuar si rrembim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB