PSG i interesuar për Pepen

05/03/2012 13:50

Paris Saint Germain nuk do t’ia dijë për imazhin e “të keqit” që ka Pepe në futbollin spanjoll dhe kërkon ta marrë për të përforcuar ekipin në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Mediat portugeze publikojnë se trajneri Carlo Ancelotti është shumë i interesuar për qendërmbrojtësin e Real Madrid. Pikërisht etikata e futbollistit “brutal”Pepe “gëzon” në Spanjë mund të bëjë që portugezi të ndërrojë kampionat.

Francezët e PSG mund të bëjnë një ofertë prej 25 milionë eurosh për të, por madrilenët e shikojnë të pamjaftueshme. Drejtuesit e Real mund të nisin negociatat vetëm duke filluar nga 30 milionë euro, çmimi me të cilin Pepe është blerë nga Porto.

Futbollisti ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2016 dhe një klauzolë lëshimi prej 45 milionë eurosh.

Gjithsesi, e ardhmja e Pepes varet shumë nga Mourinho. Nëse tekniku portugez largohet në përfundim të këtij sezoni nga Spanja ose e lë të lire mbrojtësin, Pepe me shumë mundësi do të fillojë një aventurë të re në karrierë.

Top Channel