Plas skandali në NFL

05/03/2012 00:00

Në ligën e futbollit amerikan, NFL ka plasur skandali pas zbulimit se disa lojtarë paguheshin në shumë të majme për të dëmtuar qëllimisht lojtarë specifikë që më pas detyroheshin të braktisnin ndeshjen.
Skandali i pagëzuar me emrin “Bounty” doli në dritë pasi një futbollist i Washington Redskin raportohet se merrte rregullisht shpërblime për ndërhyrje të dhunshme ndaj lojtarëve të tjerë.

NFL ka hapur një hetim edhe për drejtuesin dhe mbrojtësin e New Orleans Saints pasi mediat kanë zbuluar një sistem të tërë që shkaktonte dëmtime me dashje në sportin më të dashur në Amerikë.

Katër futbollistë shpjeguan skemën e shpërblimeve për gazetën Washington Post, por duke ruajtur anonimatin. Ideatori kryesor i skemës është Craig Williams që ka mbajtur postin si coordinator i mbrojtjes së skuadrës së Washington Redskins.

Shumë futbollistë kanë treguar se muajt e fundit janë përhapur shpërblimet ilegale dhe një sistem pagesash i dyshimtë në NFL, që mund të ketë lidhje me bastet e paligjshme.  

Top Channel