Aktorja amerikane, Angelina Jolie, e cila së fundmi i është përkushtuar filmit të saj debutues si regjisore, do të rikthehet në sheshxhirim, pasi rolet për të nuk mungojnë asnjë moment.

Por një gjë është e sigurtë, ajo nuk do të rikthehet me rolin e saj në
filmin “Salt”, për të cilin ka pasur projekt që të realizohet episodi i
dytë.

Mësohet se është aktorja ajo që e ka refuzuar rolin për të qenë protagoniste në këtë episod të dytë dhe është revista “Moviehole” që e ka raportuar këtë lajm.

Në filmin “Salt” i cili e pati premierën në vitin 2010, Jolie interpreton rolin e një agjenteje që akuzohet si e dyfishtë, ndërsa ky film u shndërrua në një hit botëror dhe e bëri atë si aktoren më të paguar në Hollywood.

Por ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që aktorja të vijonte dhe arsyeja është se Jolie nuk ka pëlqyer skenarin e episodit të dytë, çka ka bërë që ajo ta refuzojë protagonizmin në “Salt 2”.

Është skenaristi Kurt Wimmer që ka shkruar edhe skenarin e parë të këtij filmi, por mësohet se pas refuzimit të skenarit të dytë nga aktorja kryesore, thuhet se është duke punuar në ndryshimit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA