Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, dhe i dashuri i saj, aktori Taylor Kinney duket se së shpejti do të shkojnë drejt altarit.

Janë burime pranë çiftit që raportojnë se ata u kanë thënë familjeve të tyre që janë tepër të gatshëm që të fillojnë ndërtimin e familjes dhe këtë hap mund ta hedhin shumë shpejt.

Çifti i cili ka një raport prej shtatorit të vitit të shkuar duket të ketë një lidhje perfekte. Ata janë njohur në shesh xhirim, kohë kur këngëtarja ka qenë duke realizuar videon e “You And I”, ndërsa partneri, një ndër këngëtareve më të suksesshme të momentit, aktori Kinney është i njohur për publikun me rolin e Mason Lockwood në filmin “Vampire Diaries”.

Raporti i tyre ka qenë tepër intensive dhe që në nisje të lidhjes kanë zgjedhur të jetojnë bashkë. Aktualisht ata jetojnë në pronën e këngëtares në Beverly Hills, si edhe në shtëpinë e saj në Pennsylvania.

Mediat raportojnë se familjet e tyre janë shumë të lumtura për hapin e rëndësishëm që do të ndërmarrin dy yjet, megjithëse mbetet e paqartë nëse ata do të martohen apo do të bëhen me fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA