Ciklizëm, Tom Bonen fiton etapën e dytë

05/03/2012 00:00

Tom Bonen është fitues i etapës së dytë të turit Paris-Nisë. Ciklisti belg shënoi suksesin e 100 në karrierën e tij, i përshkoi 185.5 km e këtij itinerari me kohën 4 orë 22 minuta e 15 sekonda.

Kjo etapë u kushtëzua nga moti me erë shumë të fortë që ndikoi jo pak në zhvillimin e saj. Në fund gjithcka u zgjidh vetëm pas sprintit final u Bonen tregoi edhe njëherë se është specialist në këtë aspekt. Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit spanjolli Hoze Hoakin Rohas, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua gjermani Degenkolb.

Ndërkaq, kryesimin në renditjen e përgjithshme të Turit Paris-Nise, e merr ciklisti britanik i Team Sky, Bredli Uigins me 4 orë 33 minuta e 32 sekonda. Në vendin e dytë gjendet Levi leifajmer me 6 sekonda më shumë, ndërsa Bonen është në vendin e tretë me 7 sekonda më shumë se Uigins.

Top Channel