“Arsenali ka shanse ndaj Milanit”

05/03/2012 19:10

Arsenali nuk e fsheh optimizmin për një kalim të mundshëm në cerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Milanit, pavarësisht humbjes 4-0 të pësuar në San Siro.

Trajneri i Topcinjve të Londrës, Arsen Venger në konferencën për shtyp
përpara sfidës me kuqezinjtë deklaroi se cështja e kualifikimit nuk
është një mision i pamundur. Arsenali do të kërkojë  të realizojë atë që
bëri Deportivo la Korunja në 2004 kur eliminoi Milanin pasi fitoi 4-0
kur e kishte humbur ndeshjen e parë 4-1.

‘E kemi një mundësi reale për të kaluar në cerekfinale-tha Venger-në
futboll gjithcka mund të ndodhë. Në ndeshjen e parë humbëm 4-0, por
krijuam 5 raste për shënim edhe pse nuk luajtëm aspak mirë. Në Londër ne
do të përpiqemi me shume dhe e dimë që mund të bejme nje paraqitje
tjeter”

Arsenali ka fituar me një diferencë prej 4 golash 6 nga 19 ndeshjet e
fundit te luajtura ne aktivitetin me te rendesishem evropian. Kjo
statistikë bën që Venger të besojë në një përmbysje të mundshme te
rezultatit.

‘I njoh shumë mirë futbollistët e mi-vijoi Venger-humbja e thellë e
ndeshjes së parë i preku shume dhe mendoj se në kthim do të shfaqin të
gjithë krenarinë e tyre”

Arsenali ndaj Milanit do ta besojë të gjithë lojën sulmuese te Robin Van
persi u cili deri tani ka shënuar 31 gola në të gjitha aktivitetet. Për
më tepër futbollisti holandez ishte protagonisti kryesor i Topcinjve në
fitoret e fundit me Totenhemin dhe Liverpulin duke shënuar gola të
rendësishëm dhe këtë ai kërkon që ta përsërisë edhe ndaj kuqezinjve të
Milanit.

Top Channel