Bogdani shënon në fitoren e Sienës

04/03/2012 17:05

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka shënuar sërish për fanellën e ekipit të tij Sienës në ndeshjen e radhës në Serinë A, ndaj Kaljarit. 

Bogdani shënoi golin e parë nga tre në total të ekipit të tij. Golat e tjerë u shënuan nga Calaio dhe Grosso.

Ky ishte goli i dytë i “Bogut” që nga rikthimi i tij tek Siena në merkaton dimërore.

Siena ngjitet me këtë fitore në vendin e 15-të të Serisë A duke iu larguar fundit të klasifikimit.           

Top Channel