Shqipëria e De Biasi-t, në sytë e mediave italiane

03/03/2012 00:00

Do të ketë qenë me siguri i emocionuar, pasi hera e parë si trajner i
një ekipi kombëtar nuk harrohet kurrë”, kështu shkruajnë mediat italiane
në lidhje me debutimin e teknikut De Biasi në pankinën e Shqipërisë,
kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

Një miqësore që dha sinjalet e para të punës së tij. “Edhe Kombëtarja shqiptare e ka vlerësuar shumë teknikun italian, ku i ka thurur elozhe debutimit të trajnerit të ri dhe duke ëndërruar për herë të parë një kualifikim historik në botëror”, shkruajnë mediat shqiptare.

Kombëtarja e drejtuar nga tekniku italian, 55-vjeçar Gianni de Biasi, kaloi e para në avantazh me Edgar Çanin, ish-lojtarin e Palermos, Modenas dhe Padovas, por më pas Gjeorgjia e ktheu rezultatin në favor të vet, duke fituar me rezultatin 2-1. Ndeshja u karakterizua nga dy penallti të kontestuara.

Të dyja të pritura nga Ujkani, gardiani i portës së Novarës. De Biasi revolucionarizoi skuadrën, duke promovuar shumë të rinj, midis tyre edhe Armando Sadikun, sulmuesin e Lokarnos, pikërisht në debutimin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare. Kohët e fundit De Biasi ishte kërkuar edhe nga skuadra italiane e Lacios.

Top Channel