Rikthehet Superliga

03/03/2012 20:10

Pas një mungese trejavore Superliga i rikthehet aktivitetit me ndeshjet e javës së 15-të. Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e para, Bylis-Laci që përfundoi 3-0 dhe Apollonia-Shkumbini që përfundoi 1-1. 

Pra ballshiotët shënojnë tre gola për tri pikë, por duhet thënë se rrugën e fitores për Bylisin e hapi autogoli i Milenkoviçit në minutën e 11-të të pjesës së parë.

Në minutën e 28-të është Agim Meto që dyfishon rezultatin dhe me shifrat 2-0 mbyllet pjesa e parë. Në minutën e shtatë të pjesës së dytë janë sërish vendasit që realizojnë me sulmuesin Oriand Abazaj.

Në Stadiumin e Bylisit ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Ndërkohë Apollonia ka marrë një pikë në përballjen me Shkumbinin ku barazuan 1-1 në “Loni Papuciu”. Peqinasit në minutën e 17-të arrijnë të shënojnë me anë të sulmuesit Erjon Mustafaj. 45 minutat e dyta janë më të bukura dhe emocionuese, pasi fierakët mundohen të bëjnë gjithçka për të gjetur rrugën e golit. Në minutën e 79-të fierkakët barazojnë me kapitenin Gërxho, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Të dy skuadrat, minutat e fundit të ndeshjes i kanë zhvilluar me nga një lojtarë më pak, pasi janë ndëshkuar me kartonë të kuq Ribaj i Apolonisë dhe Mustafaj i Shkumbinit.

Top Channel