Ancelotti këmbëngul për Pato-n

03/03/2012 18:55

Trajneri italian i skuadrës franceze PSG, Carlo Ancelotti po mundohet të shfrytëzojë periudhën negative që po kalon Alesandre Pato tek Milani për të siguruar transferimin e tij tek skuadra franceze.

Ancelotti është rikthyer të flasë për merkaton, ndërsa shpreson se do të ketë një ulje të cmimit të kërkuar për futbollistin pas formës së dobët të shfaqur prej tij së fundmi.

“Gjatë merkatos kërkuam me ngulm një sulmues pasi nuk kishim shumë alternative. Nuk mund të them se Pato na pëlqente vetëm në muajin janar dhe nuk do të na pëlqejë në muajin qershor, por objektivat tanë ka edhe të tjerë”, tha Ancelotti.

Trajneri PSG-së ka folur më pas për ecurinë e Milanit në Ligën e Kampioneve duke vlerësuar punën e trajnerit Allegri, por nënvizoi se në këtë kompeticion favorite mbeten ekipet spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.

Top Channel