Siri, ushtria kontrollon Homsin

02/03/2012 00:25

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkon hyrjen e menjëhershme në Siri të shefes së zyrës së OKB-së për koordinimin e cështjeve humanitare, Valerie Amos.

Rusia dhe Kina që i vunë veto dy rezolutave të mëparshme, mbështesin thirrjet që Baronesha të lejohet të hyjë në këtë vend.  

15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përmes një deklarate unanime shprehen keqardhjen për përshkallëzimin e situatës në Siri, vecanërisht për numrin e shtuar të civilëve të prekur, ndalimin e medikamenteve, mungesën e ushqimit, vecanërisht në zonat në konflikt: Homsi, Hama, Deraa dhe Idlib.

Të mërkurën, Baronesha Amos tha se autoritetet siriane nuk i kishin dhënë lejë për të hyrë në Siri. Thirrja e Këshillit të Sigurimit vjen pas “tërheqjes taktike” të Ushtrisë se Lirise Siriane nga lagjia e Baba Amerit në Homs, që prej një muaji është në shënjestër të trupave qeveritare. Sipas aktivistëve, gjatë bombardimeve janë vrarë qindra persona. Mediat perëndimore raportuan se gazetarja franceze Edit Buvje ndodhet në Liban, dmth ajo ka mundur të dalë nga qyteti i Homsit.

Numri i civilëve të mbetur në Homs, një qytet me 10 mijë banorë, nuk dihet ende. Sipas kryengritësve, rreth 4000 civilë refuzojnë të braktisin shtëpitë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe u lejuan të hyjnë të premten në Baba Amër, ku situata humanitare përshkruhet si ekstreme. Dy organizatat do të cojnë atje ushqime dhe medikamente si dhe do të shpërngulin të plagosurit.

Rrjeti i aktivistëve, i njohur si “Komitetet e Koordinimit Lokal” thanë se, të enjten, të paktën 33 persona humbën jetën, 21 janë vrarë në Homs. Reshje dëbore kanë nisur në qytet duke ngadalësuar lëvizjen e këmbësorisë si dhe duke e bërë më të vështirë situatën për civilët.

Sipas BBC-së, nuk dihet asgjë edhe për dy gazetarët francezë të bllokuar në Homs. Ndërsa Këshilli Kombëtar Sirian i opozitës në azil themeloi byronë ushtarake, për të koordinuar grupet e armatosura anti-qeveritare. Por ushtria e Lirë siriane nuk pranon asnjë bashkëpunim, cka nxjerr në pah qëndrime të ndryshme të grupimeve opozitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA