Siri, bllokohet Kryqi i Kuq

02/03/2012 00:00

Kryqit të Kuq i është revokuar e drejta për të shpërndarë ndihma në lagjen e Baba Amrit në Homs, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë autoritetet kishin pranuar kërkesën e organizatës për të shpërndarë ndihma humanitare.

Presidenti i “KK”-së, Jakob Kellenberger, e cilësoi si “tërësisht të papraneushme” sjelljen e Qeverisë Siriane, në një deklaratë të ashpër të dhënë pasditen e së premtes.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, refuzimi i misionit është bërë për t’i dhënë kohë autoriteteve që të pastrojnë vendin nga provat e vrasjeve të paligjshme.

Një vatër e rezistencës antiqeveritare, lagjia e Baba Amr në Homs është goditur në javët e fundit me artileri të rëndë dhe ka qëndruar e rrethuar gjatë të gjithë kohës, duke bërë që në qytet të mbërrijnë fare pak ose aspak ushqime dhe mjekime. Uji i pijshëm dhe elektriciteti gjithashtu është ndërprerë.

Rebelët lajmëruan ditën e enjte për një tërheqje taktike nga qyteti. Më parë gjatë të premtes, agjensitë ndërkombëtare lajmëruan vdekjen e 17 personave në pak orë në Homs, nga zjarri i forcave qeveritare.

Obama: Assad i ka ditët e numëruara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se presidenti sirian Bashar al Assad i ka ditët e numëruara.

“Vlerësimi ynë është se ditët e Assad janë të numëruara. Çështja nuk është nëse, por kur regjimi do të bjerë”, ka thënë Obama në një intervistë për revistën “The Atlantic”.

“A mund ta përshpejtojmë këtë? Po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për ta provuar”, ka thënë Obama, i cili më tej ka pranuar se opozita siriane është e përçarë.

Franca mbyll ambasadën në Damask

Ndërkohë, Franca ka vendosur të mbyllë ambasadën e saj në Damask. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Ndër të tjera, shefi i pallatit Elize ka deklaruar se një ndërhyrje në Siri është e pamundur pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

55 të vrarë bilanci ditor, shumica e viktimave në Homs

Ndërkohë, është ngjitur në 52 të vrarë bilanci ditor i viktimave të represionit të kryer nga forcat besnike të presidentit Assad. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Komiteti i Koordinimit Lokal, që përbëhet nga aktivistë anti-regjim.

Shumica e viktimave, të paktën 47, janë vrarë në Homs, që është ndodhur sërish nën zjarrin e artiljerisë qeveritare në lagjet Bab Dreib dhe Fakhura.

Siri, ndihma në lagjen Baba Amer të Homsit

Pas rrethimit njëmujor, një autokolonë e Kryqit të Kuq hyri më në fund në lagjen Baba Amer të qytetit sirian të Homsit për të shpërndarë ushqime, ujë e ilaçe.

Bashke me Gjysmë Hënën e Kuqe siriane, u arrit te organizohej nisja e autokolones prej 7 kamionesh te mbushur me ndihma e te planifikohej gjithashtu evakuimi i te plagosurve.

Baba Amer eshte zona me e goditur e Homsit, shenjester e vales se bombardimeve qe nuk ka reshtur prej javesh, e braktisur se fundi edhe nga rebelet e ushtrise se lire siriane, te cilet deklaruan se po benin nje terheqje taktike.

Nga 100.000 banoret e perhershem te saj, pak kane mbetur dhe kryengritesit pretendojne se u larguan per te shpetuar jetet e njerezve atje nga nje sulm tokesor.

Raporte per nje vale te frikshme ekzekutimesh ne qytetin-fortese te rezistences kunder regjimit kane rene ne dore te komisioneres se larte te OKB-se per te drejtat e njeriut.

Organizata e Kombeve u shpreh gjithashtu e zhgenjyer nga fakti qe te derguares se saj per çeshtjet humanitare, Valerie Amos nuk iu lejua hyrja ne Siri dhe kerkoi t’i jepet menjehere mundesia per te vizituar zonat e prekura nga luftimet.

Kete thirrje e mbeshteten dhe Rusia e Kina, qe kane bllokuar me vetot e tyre dy rezoluta te Keshillit te Sigurimit kunder dhunes ne Siri.

Kryeministri britanik David Cameron doli hapur me kerkesen qe “qeveria kriminele e Sirise” siç e quajti ai, te konsiderohet pergjegjese per gjendjen ne vend, dhe shtoi: “nje dite, ky regjim i tmerrshem do te jape llogari per veprimet e veta”.

Vladimir Putin kritikoi nga ana tjeter perendimin per mbeshtetjen e dhene opozites siriane, por insistoi te tregonte se Moska nuk ka asnje lidhje te veçante me Damaskun dhe se shqetesohet thjesht per pajtimin e paleve ne konflikt.

Top Channel