Schwarzenegger-Shriver fillojnë terapinë

02/03/2012 11:20

Arnold Schwrzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, kanë nisur një terapi çifti për të evituar divorcin që ajo kërkoi pasi mori vesh që protagonisti i ‘Terminator’ kishte një fëmijë jashtë martese me shërbyesen e shtëpisë.

Sipas ‘The New York Post’, Shriver nuk duron dot idenë e divorcit për shkak të bindjeve fetare, ndërsa Schwarzenegger u ka thënë miqve të tij se tashmë e ka kuptuar gabimin që bëri kur tradhëtoi gruan e tij dhe kërkon me çdo kusht rikthimin e lidhjes si më parë.

Kriza e çiftit nisi kur në maj të vitit të kaluar ish-guvernatori i Kalifornisë pranoi se në vitin 1997 ka pasur një fëmijë me Mildred Patricia Baena, një shërbyese që punoi për familjen përgjatë 2 dekadash.

“Arnold dhe Maria po konsultohen me një terapist për të kapërcyer problemet dhe për të rifilluar marrëdhënien. Maria është katolike dhe nuk beson tek divorci, por është ndjerë shumë e turpëruar nga tradhëtia”, tha një burim për gazetën njujorkeze.

Arnold Schwrzenegger dhe Maria Shriver janë martuar në vitin 1986 dhe kanë katër fëmijë së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA