Obama, dyshime për ligjshmërinë e mandatit

02/03/2012 15:45

Presidenca e Barack Obamës mund të mos jetë e ligjshme, pasi prova të reja sugjerojnë se certifikata e tij e lindjes mund të jetë e falsifikuar.

Këtë deklaroi sherifi i një prefekture në Arizona, Joe Arpaio, i cili zbuloi rezultatet e një hetimi mbi origjinën e dokumentit. Kushtetuta e SHBA-ve specifikon qartësisht se presidenti duhet të ketë lindur detyrimisht brenda territorit amerikan.

Zyrtarisht, 50-vjeçari Obama ka lindur në Honolulu, në Hauai, por edhe më parë janë hedhur dyshime mbi një falsifikim të mundshëm të certifikatës së lindjes.

”Duke u bazuar në të gjithë provat e grumbulluara dhe të hetuara prej meje, nuk jam në gjendje të vërtetoj nëse certifikata e lindjes së presidentit është e saktë”, deklaroi Arpaio, sherifi i kontesë së Maricopas.

Ndonëse sherifi nuk është në gjendje të thotë me siguri edhe që certifikata ka qenë e falsifikuar, ai pretendoi se “ka prova se dokumenti mund të mos jetë autentik”.

Arpaio realizoi një ekzaminim elektronik të një kopieje të certifikatës së lindjes së Obamës, pa mundur të arrinte në një përfundim të qartë.

Shtëpia e Bardhë publikoi dokumentin në vitin 2011, e përballur me spekulime të vazhdueshme për një presidencë jo të ligjshme të Obamës, i cili dyshohej se mund të kishte lindur jashtë territorit të SHBA-ve.

Obama është fëmijë i një babai me kombësi keniane dhe një nëne me origjinë të largët britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA