DC United, Salihi shënon sërish

02/03/2012 00:00

Goli i dytë në po kaq ndeshje me fanelën e skuadrës së DC United e ka bërë sulmuesin Hamdi Salihi në një prej lojtarëve më të pëlqyer për tifozët.

Futbollisti shkodran kishte kontributin e tij në suksesin e skuadrës në turneun parasezonal “Carolina Challenge Cup” të cilin e fitoi DC United pasi mundi Charleston me rezultatin 3-1.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 70 të takimit, por arrit që të shënojë golin e tretë në suksesin 3-1 të skuadrës së tij.

Në intervistën për faqen zyrtare në internet të klubit amerikan, Salihi vlerësoi më shumë lojën në ekip se sa atë personale.

“Për t’u përshtatur në këtë kampionat më duhet kohë, por unë dua të falenderoj edhe njëherë të gjithë lojtarët pasi po përpiqen për të dhënë maksimumin në lojë. Ky është një gol që mundohemi ta realizojmë cdo ditë në stërvitje. Ne punojmë cdo ditë që të vijmë në fushë me ide të qarta për sulmin”, tha Salihi.

Sulmuesi shkodran u transferua në limitin e merkatos dimërore nga Rapidi i Vjenës tek DC United.  

Top Channel