“The Artist” pas OSCAR

02/03/2012 00:00

Ditë pas triumfit historik të filmit “The Artist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR, filmi dhe protagonistët nderohen nga francezët, madje atmosfera dhe fjalët e kritikëve duket sikur janë ato të momenteve të para pas marrjes së trofeve.

Madje në natën e çeljes së eventit të përvitshëm “Takim me kinemanë franceze”, në Lincoln Center, disa prej yjeve të kinemasë nuk kanë fshehur entuziazmin që një film francez ka triumfuar në të tilla përmasa në ceremoninë e çmimeve më të rëndësishme kinematografike në botë.

Carole Bouquet, një ndër aktoret e zëshme franceze ka ndarë emocionet e saj për filmin dhe është ndalur te trofeu i aktorit më të mirë për Jean Dujardin duke kujtuar filmin kur ata kanë interpretuar bashkë 15 vjet më parë.

“Ai punonte në televizion, por kur janë gjendur për herë të parë me të në një film, gjëja e parë që mendova ishte: ky është tepër i talentuar. Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen e askujt, por talenti i tij mund të lexohej qartë”, ka theksuar aktorja.

Regjisorët Olivier Nakache dhe Eric Toledano të cilët kanë mundur të thyejnë rekordin në kinematë franceze me filmin e tyre më të fundit, “Të paprekshmit” kanë deklaruar: “Ne ishim ndër ata francezët që në orën 5 të mëngjesit ishim përpara ekranit duke ndjekur live ceremoninë e çmimeve. Jemi ndjerë tepër krenarë dhe të emocionuar për artistët dhe filmin tonë i cili u nderua”.

Një tjetër kineast është shprehur: “Përpara 1914-s Franca ka prodhuar më shumë filma se Holluvudi, e tani është e kundërta. Por megjithëkëtë, është shumë bukur të shohim dhe të prekim faktin që filmat tanë edhe tani vlerësohen në të gjithë botën”.

Eventi “Takim me kinemanë franceze” në Lincoln Center përfundon më 11 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA