18-vjetori i fenomenit në skenën e muzikës botërore, Justin Bieber është shënuar me një statujë dylli për kanadezin i cili vitet e fundit ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm.

Tani, një ndër këngëtarët më të suksesshëm të muzikës pop ka statujën e tij ndër të famshmit në Hollivud, ndërsa më herët janë realizuar statujat e dyllit që gjenden në muzetë në New York, Amsterdam dhe Londër.

Ka qenë një artiste 14-vjeçare, Alisha Purdom e cila fitoi konkursin e çelur nga muzeu ajo që pati shansin që të realizonte statujën e dyllit të këngëtarit i cili tanimë ka mbushur 18 vjeç.

Pas përfundimit të statujës së saj, skulptorja e vogël, nuk ka rezistuar dot që ta puthte dhe përqafonte statujën e fenomenit të muzikës, kanadezit Bieber, duke u shndërruar për një moment në fanse të tij dhe jo në personin që realizoi këtë statujë prej dylli që tanimë gjendet mes më të famshmëve të botës në muzeun e statujave të dyllit në Hollivud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA