PSG kërkon edhe Xavin

01/03/2012 11:20

Paris Saint Germain i ka bërë një ofertë marramendëse mesfushorit Xavi Hernandez për të lënë Barcelonën në fund të këtij sezoni.

Sheiku Tamim Bin Hamad Al Thani kërkon të marrë futbollistin spanjoll dhe nuk do e kishte problem të paguante klauzolën e lëshimit të tij që është plot 80 milionë euro.

Sipas ‘AS’, nëse Guardiola do të vendosë të largohet nga Barcelona edhe Xavi ka shumë mundësi të transferohet në Francë, por nëse ndodh ndryshe 31-vjeçari do të vazhdojë të udhëheqë projektin e teknikut.

“Qëllimi ynë është ta bëjmë PSG-në një nga klubet më të mëdha në botë”, theksoi të mërkurën Bin Hamam Al Thani për CNN.

Këtë sezon klubi francez ka marrë Carlo Ancelotti (trajner), Leonardo (drejtor sportiv) apo futbollistë si Pastore, Menez, Thiago Motta, Alex dhe Maxwell.

Top Channel