Pearce: Trajneri i Anglisë nuk jam unë

01/03/2012 14:15

Stuart Pearce nuk do të jetë trajneri i kombëtares angleze të futbollit në Euro 2012 pasi vetë ai theksoi se nuk është i duhuri për këtë detyrë pas humbjes që pësoi në miqësoren ndaj Hollandës të mërkurën në mbrëmje.

Pearce i cili ka qenë trajneri i U-21 të Anglisë para se Capello të jepte dorëheqjen pranoi se i mungon eksperienca për të udhëhequr Anglinë në europianin e Ukrainës dhe Polonisë.

“Trajneri i Anglisë duhet të jetë dikush tjetër në këtë moment dhe jo unë. Unë nuk jam i përshtatshëm për këtë rol”, deklaroi Pearce pas ndeshjes.

Përveçse nuk kanë gjetur trajnerin, Anglia duket se është edhe pa kapiten. Ndeshjen e djeshme shiritin e mbajti Scott Parker, mesfushor i Tottenhamit. Mediat angleze u habitën me këtë vendim pasi ky lojtar ka luajtur gjithsej 11 ndeshje me kombëtaren e Tre Luanëve.

Wayne Rooney do të mungojë në dy ndeshjet e para të Euro 2012, John Terry ka një çështje gjyqësore të hapur për racizëm, Frank Lampard nuk është më titullar tek Chelsea dhe Steven Gerrard (ai që duhet të merrte shiritin e kapitenit nga Terry) ka 14 muaj që nuk luan. Për më tepër, në ndeshjen e djeshme ai u zëvendësua pas 30 minutah lojë për shkak të një dëmtimi të vogël.

Top Channel