Moto GP, Stoner udhëheq testet

01/03/2012 12:00

Casey Stoner ka regjistruar kohën më të shpejtë në testet zyrtare që po zhvillohen në pistën e Sepangut, në Malajzi.

Piloti australian i Hondës la pas pilotin spanjoll të Yamaha-s, Jorge Lorenzo. Pikërisht këta dy pilotë duket se janë pilotët më në formë të momentit.

Koha e tretë më e shpejtë ishte e spanjollit të Hondës. Vetëm në vend të shtatë Valentino Rossi me motorrin italian Ducati. Situatë aspak e mirë për kampionin italian i cili është rreth 1 sekondë pas vendit të parë.

1. Casey Stoner (Honda RC 213 V) 2:00.473
2. Jorge Lorenzo (Yamaha YZR M 1) 2:00.877
3. Dani Pedrosa (Honda RC 213 V) 2:01.115
4. Andrea Dovizioso (Yamaha YZR M 1) 2:01.315
5. Ben Spies (Yamaha YZR M 1) 2:01.432
6. Cal Crutchlow (Yamaha YZR M 1) 2:01.454
7. Valentino Rossi (Ducati Desmosedici GP12) 2:01.550
8. Nicky Hayden (Ducati Desmosedici) 2:01.609
9. Héctor Barberá (Ducati Desmosedici) 2:01.623
10. Álvaro Bautista (Honda RC 213 V) 2:01.640

Top Channel