Hollivudi është i ashpër me femrat mbi 40 vjeç, por sipas Julia Roberts është edhe më i egër me yjet e rinj.
Aktorja 44-vjeçare u shpreh se i vjen keq për aktorët e ditëve të sotme dhe ata që kërkojnë të bëhen të tillë sepse ajo sheh vetëm dy mundësi për to: famën e menjëhershme ose shtrimin në një klinikë rehabilitimi.
“Industria e kinematografisë tashmë është shumë ndryshe. Ose ngjitesh shumë shpejt në karrierë ose shkon në rehabilitim dhe kjo është e tmerrshme. Askujt nuk i lejohen gabimet dhe periudha e ambjentimit”, deklaron Julia Roberts për ‘Vanity Fair’.
Julia, e cila arriti famën në moshën 22-vjeçare me filmin ‘Pretty Woman’, shtoi: “Në kohën time i mbështesnin aktorët e rinj, ndërsa sot nuk ndodh kjo gjë. Të rinjve nuk u lejohet të marrin eksperiencë.”
Top Channel