Olivia Wilde: Divorci i vështirë, por jo traumatik

29/02/2012 13:30

Olivia Wilde është ndarë nga bashkëshorti i saj, Tao Ruspoli, në muajin shkurt pas tetë vitesh martesë.

Edhe pse aktorja pranon se procesi i divorcit ishte shumë i vështirë, ndihet shumë me fat për faktin se ndarja nuk ishte traumatike dhe ka kaluar në mënyrë të qytetëruar.

“Jam me fat edhe sepse nuk kam fëmijë. Kështu që mund ta kujtojmë marrëdhënien si një etapë të mrekullueshme dhe kaq”, deklaron aktorja 28-vjeçare për revistën ‘GQ’.

Olivia Wilde nuk i mbyll derën dashurisë edhe pse martesa e saj nuk pati fund të mirë.

“Nëse do të mendoja se njeriu dashurohet vetëm një herë në jetë do të bija në depresion”, theksoi protagonistja e ‘Tron Legacy’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA