Mourinho blen shtëpi në Londër

29/02/2012 09:40

Jose Mourinho udhëtoi në Londër të martën paradite dhe kaloi ditën në kryeqytetin anglez duke kërkuar shtëpi. Tekniku i Real Madrid mori avionin e kthimit për në Spanjë në orën 17.00 dhe kjo foto është marrë pikërisht gjatë këtij momenti nga e përditshmja spanjolle AS.

Sipas kësaj gazete, Special One ka gjetur një shtëpi dhe do e blejë atë javën e ardhshme duke shtuar zërat se do të largohet me siguri nga drejtimi i kryesuesve të kampionatit spanjoll në fund të këtij sezoni.

Mourinho ka vendosur që të rikthehet në kampionatin anglez për këto arsye:

1- Shtypi spanjoll nuk kupton dhe as nuk respekton punën e tij në klub

2- Disa lojtarë nuk ndjekin udhëzimet e tij jashtë fushës së lojës

3- Tërheqja që gjithmonë ka pasur ndaj futbollit anglez

Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Arsenal janë alternativat e teknikut portugez.

Harry Redknapp do të bëhet trajner i Anglisë, Andre Vilas-Boas është në prag largimi nga Blutë e Londrës, ndërsa alternativa Arsenal mund të bëhet e mundur nëse drejtuesit e Topçinjve vendosin të shkarkojnë francezin Arsene Wenger.

Top Channel