“Kalorësi i Vetmuar” mbërrin në kinema
29/02/2012 21:20
Kalorësi i Vetmuar, heroi i maskuar që bëri bujë në televizion në fund të viteve ’60, do të mbërrijë më në fund në ekranin e madh të kinemasë.
Shtëpia e produksionit “Disney”, pas problemeve të shumta me buxhetin, ka dhënë dritën jeshile për “The Lone Ranger”, duke njoftuar zyrtarisht kastin.
Prapa maskës së heroit, pak si Zorro dhe pak si Robin Hood, do të jetë Armie Hammer, indiani besnik Tonto do të jetë ish-pirati Johnny Depp, ndërsa regjisor Gore Verbinski, fitues i çmimit Oscar me “Rango”.
Top Channel