Ibrahimovic: Milan-Juve? Tragjedi për futbollin

29/02/2012 08:20

Nga grumbullimi i Zagrebit, ku ndodhet me kombëtaren e Suedisë në kuadër të miqësores të ditës së mërkurë me Kroacinë, Zlatan Ibrahimovic ka thënë atë që mendon për golin e Muntarit që nuk u pa nga anësori Romagnoli në ndeshjen Milan-Juventus.

“Është një tragjedi për futbollin”, deklaroi sulmuesi i cili mungoi në atë supersfidë për shkak të pezullimit për tre ndeshje.

“Isha më shumë i zhgënjyer se sa i nxehur sepse të gjithë e panë që ishte gol. Të mos akordosh atë gol në një situatë të tillë. Për një pozicion jashtë loje mund të gabohet, por për një gol të tillë…”, thekson Ibrahimovic.

Më pas, sulmuesi kuqezi foli sërish për skualifikimin që iu dha pas goditjes me shuplakë ndaj mbrojtësit Aronica të Napolit.

“Nga gabimet që bën mundohesh të mësosh e të mos i përsërisësh, por nuk mund të them që nuk do e bëja më atë gjest. Në fushë gjithmonë ka shumë tension”, nënvizoi Ibra.

Top Channel