“Gruaja me të Zeza”, horrori më i suksesshëm

29/02/2012 21:05

“Gruaja me të Zeza”, filmi i James Watkins me aktorin Daniel Radcliffe, është horrori anglez më i suksesshëm i 20 viteve të fundit.

Kështu shkruan “Hollywood Reporter”, që i referohet rezultateve të klasifikimit britanik, ku filmi është në krye prej tre javësh, me një arkëtim prej 14.6 milionë stërlinash, ose 23.2 milionë dollarë.

Filmi me ish-magjistarin Harry Potter përsa i përket arkëtimeve ka lënë pas filma kult të llojit horror si “Të tjerët”, “Drakula” i Bram Stoker dhe “Intervistë me Vampirin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA