Në të njëjtën kohë me konferencën për shtyp të kryeministrit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në Twitter duke i cilësuar si absurde akuzat e shefit të qeverisë ndaj opozitës.

Mesazhi i parë i zotit Rama në fakt është një pyetje për lëxuesit se kush  prej tyre beson ende në përrallën e kryeministrit se opozita ka bllokuar cdo gjë që në fakt është detyrë qeverisëse.

Në të njëjtën kohë, Edi Rama thekson se një kryeministër që shfajsohet për punët që ecin keq e më keq duke ja shkarkuar fajin opozitës nuk meriton më të mbaje një post të tillë edhe sikur ai të ishte vërtetë pa mëkate.

Kryeministri sipas zotit Rama duhet jo vetëm të mos jetë më në ate post, por të japë llogari para popullit për mëkatet e shumta të qeverisë së tij.

Reagime ka patur përmes Twitter edhe nga deputeti Erjon Braçe i cili duke ju referuar deklaratave të kryeministrit se presidenti do të vijë nga kryesia e Partisë Demokratike, shkruan se kjo strukturë është më e korruptuara në Shqipëri.

Zoti Braçe shkruan më tej në rrjetin social se socialistët nuk duan të votojnë fshehtas dekretet e Presidentit, por ato dekrete të tij që kanë të bëjnë me persona konkretë. Gjithashtu deputeti i PS e cilëson kryeministrin si tërësisht në panik, sipas tij zoti Berisha do të japë llogari deri në fund për statistikat e GDP-së, mbi borxhin publik etj, dhe nuk do të ketë fatin, shkruan Braçe të ortakut të tij në Greqi, Karamanlis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA