Madonna zhvishet për këngën e re

28/02/2012 09:30

Madonna ka pozuar vetëm me të brendshme për kopertinën e singëllit të saj me titull ‘Girl Gone Wild’, i dyti i albumit ‘MDNA’.

Foto e lëshuar ditën e martë e paraqet këngëtaren 53-vjeçare shumë pak të mbuluar duke nxjerrë në pah të gjitha format e saj.

Kënga e re elektro-pop e Madonna-s ka edhe tekst që i përshtatet kopertinës. “Vajzat duan të bëjnë qejf”, apo “edhe pse nuk duhet të sillem keq është mirë të jesh vajzë e keqe”.

Kënga është regjistruar në Londër. Producenti i ‘Girl Gone Wild’ është Benny Bennassi dhe është shkruar nga Jenson Vaughan.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA