Përtej ceremonive pompoze në të cilat merr pjesë, Taylor Swift është një njeri tërësisht i zakonshëm dhe nuk humb rast pa e treguar këtë.
22-vjeçarja u paraqit për të udhëtuar në aeroportin e Los Anxhelosit e veshur në mënyrë krejt të zakonshme dhe me kutinë e kitarës të mbajtur nga ajo vetë, pavarësisht shpurës së ndihmësave që e shoqërojnë gjatë koncerteve të ndryshme.
Larg imazhit të një personi të famshëm, Swift adaptoi një sjellje të natyrshme, në të njëjtën ditë që zbuloi se cili do të formojë çift me të në mbrëmjen e famshme të “American Music Awards”.
E pamundur për të marrë pjesë në ballon e maturës së Kevin McGuire, një adoleshenti të sëmurë me kancer, ajo i bëri një ofertë për ta lejuar që ai ta shoqëronte në ceremoninë madhore.
Çështja e 18-vjeçarit ishte mbrojtur nga vetë motra e Swift, e cila kishte hapur një fushatë në “Facebook” për të ndihmuar McGuire dhe për të grumbulluar fonde në luftën kundër kancerit.
Top Channel