Dy ditë pasi anulloi pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e mbrëmjes “Oscar” për shkak të një gripi të rëndë, Jessica Alba u fotografua e mbështjellë me një shall dhe me hundë të skuqur, ndërsa po shkonte tek mjeku në “Beverly Hills”.
30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, është përfshirë nga një virozë e pazakontë për këtë periudhë të vitit, e cila e ka lënë në krevat për një kohë të gjatë.
Alba bëri të njohur gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore në “Twitter”, ku shkruante: “Alergjitë dhe gripi po më shkatërrojnë. Nuk mund të marr pjesë as në ceremoninë e “Oscar””.
Një burim i afërt i 30-vjeçares shpjegoi se pjesa më e vështirë që po kalon në këtë periudhë është fakti që nuk mund të qëndrojë pranë vajzave të saj. “Jessica i ka larguar fëmijët nga vetja se ka frikë që mund t’i ngjisë sëmundjen dhe kjo i peshon më shumë se vetë gjendja jo e mirë shëndetësore”.
Top Channel