Durrës-Kukës, 5 oferta për tenderin

27/02/2012 19:00

Pesë kompani të huaja shprehën interesin paraprak për konçesionin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, që do të jetë me pagesë për kalimtarët.

Ofertat janë hapur sot nga Ministria e Transporteve. Në këtë fazë parakualifikuese morën pjesë 2 konsorciume franko-greke, “J.P Aëaks” dhe “Igis”, si dhe konsorciumi “Vinsi Actor”, kompania gjermane “Hoti” dhe ajo austriake “Shtrabag”.

Oferta e 5-të ishte nga kompania italiane “Autostrada Brescia-Verona, Vicenza-Padova”.

Në fazën e dytë që do të zhvillohet kompanitë do të dorëzojnë edhe ofertat e detajuara, përfshirë dhe pagesën që qytetarët duhet të bëjnë për të kaluar në rrugën Durrës-Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA