Aniston: Do të martohem deri në fund të vitit

27/02/2012 12:00

Jennifer Aniston është shprehur se do të jetë e martuar me Justin Theroux deri në fund të vitit 2012.

Sipas ‘Daily Mirror’, aktorja i ka thënë miqve të saj duke qeshur se do i japë një ultimatum të dashurit që t’i propozojë deri në fund të këtij viti ose marrëdhënia e tyre do të marrë fund.

Cifti është parë shumë pak në publik që kur kanë nisur lidhjen e tyre vitin e kaluar. Paraqitja e tyre e parë publike ishte në ceremoninë e dhënies së yllit në Bulevardin e Fmaës në Hollivud.

Nëse marrëdhënia e saj me Theroux do të përfundojë në martesë, do të ishte martesa e dytë e Aniston. Më parë 43-vjeçarja ka qenë e martuar me Brad Pitt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA